‘Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real’, profesori Lush Susaj: Protesta, bashkim kombëtar!

Profesori Lush Susaj ka reaguar nga protesta e 43-të e zhvilluar kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm shoqëror dhe politik.
Susaj u shpreh se kjo protestë ndryshon nga protestat e mëparshme, duke e vlerësuar si një shprehje të një faze tjetër të ndërgjegjësimit shoqëror.
Profesori kritikoi ata që, sipas tij, pengojnë zhvillimin e protestës, duke kërkuar që shoqëria shqiptare të ecë drejt një pluralizmi më të vërtetë dhe një demokracie funksionale.
Ai theksoi se pa një ndryshim në mënyrën e funksionimit të shoqërisë dhe politikës, Shqipëria nuk mund të arrijë një stabilitet afatgjatë.
Duke folur për tubimin e radhës, Susaj e cilësoi protestën si një moment bashkimi. “shkarravitën, e degjeneruar në 2018-2019, ndërsa kjo është ndryshe,
Këto janë stade shoqërore të tjera. Turpi i mbuloftë ata shqipfolësa që pengojnë protestën. Duhet shoqëria të kalojë në pluralizëm real dhe demokraci. Ne kurrë nuk do të jemi mjedis shoqëror e politik i qëndrueshëm. Këtë protestë e shoh si bashkim kombëtar!”, tha ai.


