Plas sherri te 'Air Albania' pas golit të Partizanit, tifozët bardheblu përleshen me sigurinë, Policia qetëson ultrasit

Sport

Plas sherri te 'Air Albania' pas golit të Partizanit,

Pjesa e parë e derbit të kryeqytetit mes KF Tirana dhe FK Partizani Tirana është mbyllur me rezultatin 0-1 në favor të “Demave të Kuq”, në një sfidë të tensionuar si në fushë ashtu edhe në tribuna.

Goli i vetëm i 45 minutave të para u shënua në minutën e 22-të nga Human, duke i dhënë avantazhin Partizanit pas një aksioni të shpejtë dhe të organizuar mirë. Ky gol ka ndryshuar menjëherë ritmin e ndeshjes, duke rritur presionin mbi bardheblutë që po luajnë për të shmangur zonën e rrezikut në renditje.

Menjëherë pas golit të pësuar, në tribunat ku ndodheshin tifozët ultras të Tiranës është krijuar një situatë e tensionuar. Disa tifozë kanë tentuar të futen në fushë, por janë ndaluar nga forcat e sigurisë së stadiumit.

Ndërsa është regjistruar edhe një përplasje mes tifozëve dhe stafit të sigurisë, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka bërë të mundur stabilizimin e situatës brenda pak minutash, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve.

 

ME TE LEXUARAT