Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Aktualitet

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”,

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi gjykues ka caktuar zhvillimin e seancës së radhës më 22 qershor, në orën 10:00.

Gjatë seancës së sotme dhanë dëshminë e tyre ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, dhe ish-drejtoresha e Sportit, Violeta Shqevi.

Ata u pyetën nga prokurorët dhe palët në lidhje me proceset e privatizimit dhe administrimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Procesi gjyqësor do të vijojë me shqyrtimin e mëtejshëm të provave dhe dëshmive në seancën e ardhshme. Siç dihet, një nga të pandehurit në këtë çështje është edhe kryetari i PD, Sali Berisha.

 

 

ME TE LEXUARAT