Irani ndalon sulmet ndaj Izraelit: Do të përgjigjemi më ashpër nëse goditet Libani

Bota

Irani ndalon sulmet ndaj Izraelit: Do të përgjigjemi më

Komanda më e lartë ushtarake e Iranit, selia qendrore Khatam al-Anbiya, ka njoftuar fundin e sulmeve aktuale ndaj Izraelit, por paralajmëron se do të përgjigjen më ashpër nëse goditjet izraelite vazhdojnë, përfshirë Libanin.

“Një përgjigje e dhimbshme i është dhënë regjimit dhe është njoftuar ndërprerja e operacioneve”, tha Komanda Qendrore e ushtrisë iraniane, duke paralajmëruar sulme më të ashpra nëse Izraeli rifillon sulmet e tij ndaj Libanit.

Izraeli dhe Irani shkëmbyen sulme ajrore orët e fundit, pasi Teherani njoftoi operacione ushtarake në përgjigje të sulmeve ajrore të Izraelit në Bejrut të Libanit të dielën.

Hezbollahu tha se kishte qëlluar me raketa një grup ushtarësh izraelitë në Libanin jugor, ku Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) po kryejnë operacione tokësore në atë që e quajnë një përpjekje për të ndaluar Hezbollahun të qëllojë me raketa drejt Izraelit verior.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit pretendoi se nisi një sulm me raketa në një uzinë petrokimike në Izraelin verior, pasi ushtria izraelite tha se nisi sulme ndaj “disa objektivave” në një strukturë petrokimike iraniane.

IDF tha gjithashtu se kishte përfunduar një sulm në shkallë të gjerë ndaj “sistemeve strategjike të mbrojtjes” në Iran, ndërsa IRGC tha se kishte synuar dy baza ajrore izraelite në Izrael, sipas mediave iraniane.


Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, tha se SHBA-të mbajnë përgjegjësi për agresionin nga Izraeli dhe se pasojat e përshkallëzimit të tensioneve “do të jenë edhe mbi Uashingtonin”.

ME TE LEXUARAT