Sherr masiv në Vlorë, 2 të plagosur pas përplasjes mes rreth 10 të rinjve

Në Vlorë është regjistruar një sherr i rëndë mes rreth 10 të rinjve në lagjen “Lef Sallata”, ku dyshohet se konflikti ka nisur për motive banale dhe më pas ka degjeneruar në dhunë.
Gjatë përplasjes, palët janë goditur me sende të forta, përfshirë edhe copa tullash, duke shkaktuar plagosjen e dy personave, Sejdi Latifaj dhe Batjar Llanaj. Të dy të lënduarit kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku po marrin trajtim mjekësor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.


