Dyshohet se përhapnin ideologji fetare tek fëmijët, ndalohen tre persona të huaj në Shkodër

Aktualitet

Dyshohet se përhapnin ideologji fetare tek fëmijët, ndalohen tre

Tre persona të huaj janë ndaluar nga Policia e Shkodrës, pas një kërkese nga zyra e antiterrorit e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Tre të ndaluarit dy meshkuj dhe një grua janë dërguar në Tiranë në cilësinë e personave të shoqëruar, ku po merren në pyetje për aktivitetin e tyre në vendin tonë.

Mësohet se zyra e antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe zyra antiterroriste e Shërbimit Informativ Kombëtar kanë kërkuar drejtorive të policive në qarqe shoqërimin e disa personave në gjithë Shqipërinë, të cilët do të merren në pyetje për aktivitetin e tyre në vendin tonë.

Këto verifikime vijnë pak ditë pasi në media u publikuan pamje të disa personave të dyshimtë të mbuluar, që tentonin të afroheshin pranë fëmijëve.

Burime nga policia bëjnë të ditur se nga hetimet paraprake dyshohet se personat në fjalë tentojnë të përhapin ideologji të caktuara tek fëmijët. Dyshohet se këto ndalime lidhen me rastin në Tiranë.

ME TE LEXUARAT