Detaje nga KRIMI në Podgoricë/ Pas vrasjes së tre shokëve autori ushtroi dhunë edhe ndaj nënës së tij

Kosovë&Rajon

Detaje nga KRIMI në Podgoricë/ Pas vrasjes së tre shokëve

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e trefishtë në Podgoricë. Mësohet se autori i dyshuar, Vehid Murici, pas krimit të rëndë ka shkuar në shtëpi duke ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij.

Autoritetet e Malit të Zi janë vënë në kërkim të Vehid Muric-it me origjinë nga Rozhaja.



Autori dyshohet se me një mjet të ftohtë ka vrarë tre shokët e tij me të cilët ishin duke qëndruar në një banesë me qira në lagjen e njohur si “Aeroporti i Vjetër”.

I dyshuari besohet se ka shkuar në qytetin e tij të lindjes mbrëmë pas krimit, ku ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në shtëpi.

Ngjarja është raportuar nga familjarët në polici.

ME TE LEXUARAT