Protestuesja ironizon Ramën: Me kë e ke lidhur Besën? Me kriminelët, patronazhistët apo parlamentin e kukullave
Lajmifundit
/
5 Shtator 2026, 20:57
Aktualitet

Një protestuese ironizoi kryeministrin Edi Rama, duke i drejtuar pyetjen se me kë e ka lidhur Besën për të cilën flet.
Ajo tha se kryeministri mund ta ketë lidhur besën me kriminelët, me patronazhistët e tij dhe me parlamentin e tij të kukullave.
“Pyetja është për kryeministrin, me kë e ka bërë besën, me kriminelët, patronazhistët apo parlamentin e kukullave. Besa e shqiptarit është e shtrenjtë.
Kërkesa e dytë është për policinë e shtetit, drejtorin dhe shefat e policisë së komisariatit 3. Nuk mund t’i them polici. Janë policia e Edi Ramës dhe e parlamentit të Ramës.”, tha ajo.


