“Më 12 shtator para Parlamentit!” / Rrjolli rikthehet me protesta, aktivistja shpërthen: Ata janë deputetë të krimit

Aktualitet

“Më 12 shtator para Parlamentit!” / Rrjolli rikthehet me

Aktivistja Luçiana Kokaj deklaroi se nga data 12 shtator, banorët e Rrjollit do të rikthehen në protesta për të kundërshtuar resortin turistik, ndërsa kërkoi mbështetjen e protestuesve që ndodhën në shesh kundër qeverisë.

Ajo kërkoi gjithashtu nga SPAK që të nisë hetimet sepse Rrjolli, sipas saj, nuk është thjesht çështje pronësie, por ka të përfshirë edhe zyrtarë të lartë.

“Rrjolli është shembulli më i mirë se si kjo qeveri nuk mendon për qytetarët dhe natyrën e vet. Ndaj edhe SPAK të hapë hetimet një minutë e më parë. Javën e ardhshme kemi një gjyq në GJKKO, ku i kemi kërkuar që të detyrojë SPAK të hapë hetimet sepse Rrjoli nuk është vetëm çështje pronësie, por kemi ish zyrtarë të lartë, të përfshirë njerëz me lidhje familjare me zyrtarë të lartë. Duhet të hetoni se si kanë arritur të marrin një certifikatë pronësie brenda 11 muajve, ndërkohë që e kemi 30 vite që vërdallisemi nëpër gjykata dhe nuk arrijmë të marrim tituj pronësie.”, tha ajo.

Ajo bëri thirrje për të protestuar masivisht edhe parlamentit, me nisjen e seancave plenare. Sipas saj, deputetët përfaqësojnë vetëm krimin.

“Të mblidhemi të gjithë parlamentit për t’iu treguar se nuk na përfaqësojnë.  Ne nuk mund të na përfaqësojnë deputetë që janë caktuar nga kryetari dhe i kanë marrë votat e vjedhura. Ata nuk janë deputetët e shqiptarëve, por të krimit dhe duhet të shporren një minutë e më parë.”, shtoi ajo.

ME TE LEXUARAT