A do të rikandidojë për Tiranën? Florjan Binaj: “Do të jem një nga kandidatët”

Politikë

A do të rikandidojë për Tiranën? Florjan Binaj: “Do

TIRANË – Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka folur për angazhimin e tij publik dhe mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë të dhënë këtë të shtunë për Euronews Albania, Binaj u pyet nëse, në rast se nuk do të ketë mbështetjen e opozitës, do të garojë si kandidat i pavarur, ndërsa në një skenar tjetër mund të jetë pjesë e një fronti të përbashkët opozitar.

Binaj u përgjigj shkurt: “Po”, duke lënë të kuptohet se është i gatshëm ta vijojë garën politike pavarësisht mbështetjes që mund të marrë nga forcat opozitare.

Pak muaj më parë, emri i tij ishte propozuar nga opozita për kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, ndërsa aktualisht mbështetja e tij nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike nuk është më e njëjtë.

I pyetur se çfarë e shtyn të mendojë për një angazhim të tillë, Binaj tha se vendimi lidhet me bindjen se kushdo që beson se mund të japë një kontribut për shoqërinë duhet të angazhohet.

“Ku hahet më çon që mendoj që kjo është gjëja e duhur që duhet të bëj, jo vetëm unë, por kushdo që ka një kontribut në shoqëri”, u shpreh ai.

Aktori dhe aktivisti theksoi gjithashtu se ndryshimi, sipas tij, nuk mund të arrihet vetëm përmes rrjeteve sociale, por kërkon angazhim konkret.

“Kushdo që mendon që ‘enough is enough’ (mjaft është mjaft), kushdo që mendon që ky qytet mund të përmirësohet, ashtu si çdo qytet, dhe mund të përmirësohet jo nëpërmjet algoritmit, mund të përmirësohet jo nëpërmjet like-ave, mund të përmirësohet jo nëpërmjet komenteve ‘Bravo shefi, yll shefi, sa i bukur shefi’ e postimeve, por sa do kapim e sa do postojmë”, deklaroi Binaj.

Në përfundim, Binaj e bëri të qartë se, pavarësisht nëse do të ketë apo jo mbështetjen e opozitës, ai synon të jetë pjesë e garës për Bashkinë e Tiranës.

ME TE LEXUARAT