Operacion “blic” në Sarandë/ Sekuestrohen armë dhe drogë, në pranga “kokat” e disa grupeve
Lajmifundit
/
5 Shtator 2026, 21:31
Aktualitet

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Sarandë.
Sipas burimeve, ka disa të arrestuar. Mes të arrestuarve janë edhe “kokat” e grupeve që shpërndanin drogë.
Janë sekuestruar sasi lënde narkotike, kokainë, kanabis dhe armë.
Operacioni antidrogë nga Komisariati i Sarandës vjen pasi fenomeni i shpërndarjes së drogës ishte bërë shqetësues.


