Plagosje me thikë në Korçë, një i ri në gjendje të rëndë
Lajmifundit
/
9 Korrik 2026, 11:55
Aktualitet

Një plagosje me thikë është regjistruar në një lagje periferike të Korçës, ku dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Si pasojë e sherrit, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit .


