Nga Macron me syze te atletet e Ramës: The Guardian publikon fotot pikante nga samiti i liderëve të NATO-s (FOTO)

Bota

Nga Macron me syze te atletet e Ramës: The Guardian publikon fotot pikante

Dita e dytë e samitit të Ankarasë nisi me pritjet zyrtare të krerëve të shteteve anëtare të Aleancës, të cilët bënë edhe fotot e rastit në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe Presidentit të Turqisë.

Nga Macron me syze te atletet e Ramës: The Guardian publikon fotot pikante

The Guardian ka publikuar disa nga fotografitë pikante të kësaj ceremonie.

Media britanike ndalet te veshja e kryeministrit Rama, i cili edhe në këtë ceremoni ka zgjedhur atletet e bardha, në vend të këpucëve të zeza.

Nga Macron me syze te atletet e Ramës: The Guardian publikon fotot pikante

“Në lajmet e modës së samitit të NATO-s, kryeministri shqiptar Edi Rama është shfaqur me atletet e tij karakteristike ngjyrë të bardhë borë”, shkruan Guardian.

Kjo media i ka kushtuar gjithashtu vëmendje syzeve të Presidentit të Francës, Macron.

Nga Macron me syze te atletet e Ramës: The Guardian publikon fotot pikante

“Nuk pati ndonjë zhvillim të rëndësishëm gjatë mbërritjeve, por vlen të përmendet se presidenti francez, Emmanuel Macron, është rikthyer të mbajë syzet e tij karakteristike aviator, madje edhe në ambiente të mbyllura.

Nga Macron me syze te atletet e Ramës: The Guardian publikon fotot pikante

Kur u shfaq për herë të parë me to në World Economic Forum Annual Meeting në fillim të këtij viti, u tha se arsyeja ishte një enë gjaku e çarë në sy. Pamja e tij tërhoqi shumë vëmendje dhe solli një valë porosish të reja për prodhuesit e syzeve që ai mban. Ai ka rreth një javë që i mban sërish. A mund të jetë rikthyer problemi me syrin?”, pyet The Guardian.

 

 

 

ME TE LEXUARAT