Si "macja me miun" por të pandarë.../Brikena Selmani dhe Mateo Borri shfaqen sërish në krahët e njëri-tjetrit (FOTO)

Dy ish banorët e “BBV”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë rikthyer dyshimet për një ribashkim, duke u shfaqur sërish krah njëri-tjetrit. Një fotografi e publikuar në InstaStory, ku dyshja shfaqen të buzëqeshur ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Edhe Brikena e ka ripostuar imazhin në profilin e saj, një veprim që është interpretuar si një sinjal se raporti mes tyre mund të jetë përmirësuar.
Marrëdhënia e çiftit ishte në qendër të mediave pasi të dy fshinë fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale dhe hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve. Më pas, vetë Brikena konfirmoi se lidhja e tyre kishte përfunduar. Megjithatë, pak kohë më vonë, Brikena dhe Mateo u panë së bashku në Top Arena në Top Channel, ku kërcyen dhe u përqafuan, duke nxitur aludime se mund t’i kishin lënë pas mosmarrëveshjet.
Për momentin, as Brikena dhe as Mateo Borri nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare.
