Përfshihet nga flakët një automjet në aksin Vlorë–Radhimë, digjet plotësisht nga zjarri (VIDEO)
Lajmifundit
/
4 Korrik 2026, 08:39
Aktualitet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e premtes pranë zonës së Jonufrës, në aksin rrugor Vlorë-Radhimë.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti është shkrumbuar pothuajse plotësisht nga zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrës së zjarrit.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


