“Pse dilni këtej, po iu pret populli”, ministri Gonxhe debaton me anëtaren e Kryesisë së PD: Je protestuese apo .....

Politikë

“Pse dilni këtej, po iu pret populli”, ministri Gonxhe debaton

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u përfshi në një debat me tone të larta me anëtaren e Kryesisë së PD-së, Elda Grimci, ditën e djeshme gjatë protestës para Kuvendit.

Teksa Gonxhe është duke dalë përmes rrugës së “Kalasë së Tiranës”, ai përballet me Grimcin, e cila i thotë

“ pse dilni këtej si hajdut zoti ministër?”.

Debati mes tyre:

Grimci: Pse dilni këtej si hajdut zoti Ministër? Dilni atje përpara ku po ju pret populli.

Gonxhe: Ti çfarë je? Protestuese apo profesioniste e zanatit…

Grimci: Unë jam çfarë jam, po ju çfarë jeni, jeni deputet i popullit, dilni te populli, jeni votuar nga populli.

Gonxhe: Mos guxo!

Grimci: Mos guxo ti! Si lepur ke ikur…

Gonxhe: Shko mor injorante…

Grimci: Injorant je ti! Lepur…

ME TE LEXUARAT