Pushimet kthehen në tragjedi/ 29-vjeçarja gjendet e mbytur në det në plazhin e Porto Novos (EMRI)

Aktualitet

Pushimet kthehen në tragjedi/ 29-vjeçarja gjendet e mbytur në

Një ngjarje tragjike është shënuar mbasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës.

Një grua 29 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se u mbyt në det, në zonën e plazhit të Porto Novos.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Afërdita Xhilaj, e cila përballur me rrymat e forta detare që karakterizojnë këtë zonë, të konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit.

Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është duke u transportuar me gomone drejt Triportit dhe më pas në morgun e Spitalin Rajonal të Vlorës.

Ndërkohë policia e Vlores po kerr ne pyetje banorët dhe pushuesit ne kete zone dhe pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

 

ME TE LEXUARAT