Mblidhen Organizatorët e protestës, miratojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar: Emrat i mbajmë të fshehtë për....

Aktualitet

Mblidhen Organizatorët e protestës, miratojnë  mbledhjen e

Grupi nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës njofton se ka miratuar në mënyrë unanime platformën dhe kriteret e anëtarësimit pas një mbledhjeje pesëorëshe.

Organizatorët bëjnë të ditur se emrat e kontribuuesve do të mbahen të fshehtë për t’i mbrojtur, sipas tyre, nga reprezaljet. Ata theksojnë se procesi për mbledhjen e Kuvendit do të vijojë dhe se protestuesit duhet të kenë përfaqësimin e tyre.

“Vëllezër e motra, dëshirojmë t’ju informojmë se pas një takimi i cili zgjati 5 orë të plota, Grupi Nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës, miratoi në unanimitet platfomën dhe kriteret e anëtarësimit.

Na u nevojiten 34 ditë për të arritur në këtë pikë, ku kemi pasur pafund shkopinj nën rrota, por Zoti është më i madh dhe është me ne!

Mirënjohje pafund për kontribuesit (emrat nuk i themi sot për ti mbrojtur nga raprezaljet, por të mirën s’ua harrojmë).

Kuvendi, me hir a me pahir do të mblidhet!

Protestuesit kanë nevojë për përfaqësim dhe ne jemi aty për këtë. Kjo gjë nuk diskutohet!

Siç është e pa diskutueshme kërkesa dhe vullneti i Sovranit për dorëheqjen e Edi Ramës!”, shkruan Klajdi Bello./Top Channel

ME TE LEXUARAT