Baba për herë të parë? Brikena ‘zbërthen Keijsin’, ish-banori i BBV 5: Që në shtator...

Showbiz

Baba për herë të parë? Brikena ‘zbërthen

Keijsi Hyseni, ish-banor i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, ka qenë i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ka folur për jetën e tij personale si dhe projektet e tij.

I vendosur përballë pyetje të Brikena Selmanit, ai tregoi për respektin që gëzon për Stelina Kurila dhe Ina Aderi.

Gjithashtu foli edhe për foton e bujshme të tij me Loredana Bratin, ku u shpreh se ka qenë një keqkuptim i momentit.

Më pas, Brikena e pyeti se ka dëgjuar se do të bëhet baba, por Keijsi i mohoi fjalët.

Pjesë nga intervista:

Brikena Selmani :A je në një lidhje?

Kejsi Hyseni Nuk do thoja se jam në një lidhje, di të them se jam shumë i lumtur dhe i qetë në jetën time momentale.

 Brikena Selmani :Na kanë thënë se shumë shpejt do të bëhesh babi, a është e vërtetë?

Keijsi Hyseni: Nuk e di këtë histori, më ka ndodhur që në shtator, për herë të parë këtu në Top Channel. Por nuk është e vërtetë. Ndoshta, nuk e di, por me sa kam unë informacion jo.

ME TE LEXUARAT