Kuvendi rrëzoi Komisionet Hetimore për AKSHI-n dhe rrugët, PD e ankimon vendimin në Kushtetuese!
Lajmifundit
/
3 Korrik 2026, 17:26
Politikë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit, i cili refuzoi ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për kontratat e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe për kontrollin e ligjshmërisë së funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Kërkesa mban firmat e 46 deputetëve të opozitës dhe argumenton në detaje shkeljet kushtetuese që, sipas saj, ka kryer Kuvendi duke mos pranuar ngritjen e mekanizmit kryesor parlamentar për transparencë dhe llogaridhënie, siç janë komisionet hetimore.


