Operacion antidrogë në Athinë, katër të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë

Katër anëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike brenda kampusit universitar në Zografou janë arrestuar nga policia greke, njoftoi kjo e fundit.
Mes të arrestuarve ka dy shtetas grekë dhe dy shqiptarë. Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 6 kilogramë kanabis, 20,000 euro cash dhe disa telefona celularë.
Sipas informacionit, anëtarët e organizatës nuk jetonin brenda konvikteve studentore, por dyshohet se kryenin shpërndarjen e drogës brenda kampusit.
Operacioni është zhvilluar nga Nën-Drejtoria e Luftës dhe Zbulimit të Krimeve të Athinës, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Atikës, që nga orët e para të mëngjesit dhe vazhdon ende.


