Qytetarët nuk lodhen, mblidhen për të 37-tën ditë në kryeqytet! Protesta kundër qeverisë Rama: Duhet ta rrëzojmë këtë qeveri
Lajmifundit
/
6 Korrik 2026, 19:17
Politikë

Rezistenca popullore kundër kryeministrit Edi Rama nuk njeh të ndalur.
Protestuesi është bashkuar kësaj revolte në ditën e 37, duke theksuar se Rama duhet të japë dorëheqjen.
Gjithashtu ai falënderoi edhe televizionin News24, për pasqyrimin e protestës, duke thënë se është televizioni ku informohet, siç duhet.
“Duhet ta rrëzojmë këtë qeveri. Korrupsioni nuk ka të ndaluar. Ne nuk kemi asgjë. Kjo qeveri ka bërë vetëm korrupsion. Pensionistët, i gënjen me 5 mijë lekë. Duhet ta rrëzojmë patjetër. Edi Rama duhet të dorëhiqet. Që të gjithë në PS janë për burg. Nuk janë për ne, por për xhepin e tyre”, tha ai.