Erion Veliaj depoziton kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë në GJKKO

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij.
Gjyqtarja Etleva Deda është caktuar për shqyrtimin e çështjes.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi më 31 tetor vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Veliajt nga detyra. Ndërkohë, SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Gjithashtu edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitiprurëse, njëjtë si Erion Veliaj.


