89 ditë protestë/ Arkitektja: Na shitën betonin si kënd lojërash, në shtator rikthehet trafiku dhe propaganda

Aktualitet

89 ditë protestë/ Arkitektja: Na shitën betonin si kënd

“Kryebashkiaku na mësonte që të ecnim me biçikletë, ta linim në shtëpi makinën. Problemi u bëmë ne. Ne bëjmë trafikun, marrim makinën, ne parkojmë keq, s’dimë të qarkullojmë”, tha arkitektja.

Musai u ndal edhe te ndërtimet dhe ndërhyrjet urbane, duke kujtuar kundërshtimet për betonizimin e zonave të gjelbra. Më tej, arkitektja përmendi edhe zonën pranë stadiumit, duke kritikuar zhvillimin urban dhe numrin e madh të lokaleve.

“Ajo që pritet të ndodhë në shtator, por që nuk e presim që të ndodhë, është trafiku. Nis shkolla. Më pas rikthehet dhe propaganda. Kryebashkiaku na mësonte që të ecnim me biçikletë, ta linim në shtëpi makinën. 

Problemi u bëmë ne. Ne bëjmë trafikun, marrim makinën, ne parkojmë keq, s’dimë të qarkullojmë. Kur kundërshtonim betonin në Parkun e Liqenit, na e shitën si kënd lojërash për fëmijët.

Ata e dinë se çfarë kanë hequr kur protestuan. Pastaj shkuan te stadiumi, ndërtuan një tjetër, e mbushën me kafe. Ka më shumë kafe se ndeshje. Kur ka ndeshje, qyteti nuk e përballon dot fluksin.”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT