Parashikimi i motit për ditën e premte, qytetet ku do të shënohen temperaturat më të larta

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e premte, qytetet ku do të

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira në shtim mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje.

Në momentin e vranësirave të dendura në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 19 gradë celcius. Temperaturat më të larta pritet të arrijnë në qarqet e Beratit dhe Fierit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s.

ME TE LEXUARAT