Mburojë për kri'minelët dhe rrjedhje informacionesh sekrete, zbardhen akuzat për shefen e SHISH Vlora Hysenin

Vlora Hyseni dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" dhe "pezullim nga detyra" për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.
SPAK ende nuk ka një reagim zyrtar për çështjen.
Vlora Hyseni u dekretua në këtë post, me propozim të Kryeministrit Rama në prill të vitit 2023.
Ajo ka një karrierë të gjatë në shërbimet inteligjente të Kosovës. Ka qenë zëvendëskryetare e këtij institucioni, por në një periudhë të shkurtër kohore edhe e ka drejtuar. Hyseni ka qenë dhe këshilltare për sigurinë e Kryeministrit Edi Rama.


