Arrest shtëpie për shefen e SHISH, raportonte te Ergys Agasi, kontrollohet Proda, i shkoi në shtëpi

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë së arrestit në shtëpi si dhe ka pezulluar nga detyra Vlora Hysenin, drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Ndërkohë SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Veç Prodës, po kontrollohen edhe banesa të zyrtarëve të tjerë të policisë.
Operacioni lidhet me fraksionin e AKSHI-t për hetimet ndaj Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë më parë për dosjen lidhur me abuzimet e tenderave, pas 8 muajve në arrati. Sipas burimeve, SHISH nuk kishte asnjë informacion për arrestimin e biznesmenit. Prokurorët e çështjes janë Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.
Në momentin e arrestimit, Ergys Agasi shoqërohej nga Uljan Shpataraku, një prej njerëzve të besuar të Prodës.


