Operacioni që tronditi Policinë, pas Vlorës dhe Prodës SPAK vë nën akuzë edhe dy ekspertë kriminalistë

Aktualitet

Operacioni që tronditi Policinë, pas Vlorës dhe Prodës SPAK
Përveç “arrestit në shtëpi” dhe “pezullimit nga detyra” të vendosur ndaj Vlora Hysenit nga GJKKO, janë ekzekutuar 2 masa të tjera për dy ekspertë kriminalistë të policisë, njëri në Tiranë e tjetri në Durrës.

Në kuadër të hetimeve për dosjen AKSHI, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë së arrestit në shtëpi si dhe ka pezulluar nga detyra Vlora Hysenin, drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit. Ajo dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Hyseni rezulton jashtë shtetit.

Operacioni është ende në vijim.  SPAK po zhvillon gjithashtu kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Veç Prodës, po kontrollohen edhe banesa të zyrtarëve të tjerë të policisë.

ME TE LEXUARAT