Makina shkrumbohet gjatë natës në Vlorë, policia me pista hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

Aktualitet

Makina shkrumbohet gjatë natës në Vlorë, policia me pista
Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës së të hënës, në lagjen “24 Maji” të Vlorës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, ndërsa automjeti është përfshirë tërësisht nga zjarri.

Policia dyshon se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve, po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth, me qëllim identifikimin e personave që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

ME TE LEXUARAT