Rama sulmon opozitën: Shkojnë në Berlin e Bruksel dhe thonë se Shqipëria është në duart e krimit

Politikë

Rama sulmon opozitën: Shkojnë në Berlin e Bruksel dhe thonë

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër opozitën gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Dibër, duke e akuzuar se po punon kundër interesave të vendit në procesin e integrimit europian.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se opozita nuk pranon humbjen dhe kjo, sipas tij, e çon në qëndrime të verbra politike dhe në sulme ndaj vetë Shqipërisë.

Ai deklaroi se është e papranueshme që përfaqësues të opozitës shqiptare, sipas tij, të shkojnë jashtë vendit dhe t’u kërkojnë partnerëve ndërkombëtarë bllokimin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Nuk e gëlltit dot faktin që ne nuk na mundin dot dhe kjo gjë i çon në verbëri”, tha Rama, duke shtuar se shpesh është vënë në siklet nga pyetjet e miqve të huaj mbi këtë sjellje të opozitës.

Sipas kryeministrit, nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër që opozita të kërkojë pengimin e anëtarësimit të shtetit të vet në BE, pavarësisht përplasjeve apo problemeve të brendshme politike.

ME TE LEXUARAT