Nuk ka lidhje me paratë/ Jennifer Lopez zbulon dobësinë e saj te meshkujt: Këtë quaj unë seksi…

Showbiz

Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, ka treguar hapur se çfarë e tërheq më shumë tek një mashkull, duke theksuar se luksi, makinat e shtrenjta dhe avionët privatë nuk janë aspak në krye të listës së saj.

56-vjeçarja e bëri deklaratën gjatë performancës së saj në eventin e Dolce & Gabbana në Taormina të Sicilisë, ku mes këngëve vendosi të ndante me publikun edhe disa mendime mbi marrëdhëniet.


“E dini se çfarë e bën me të vërtetë tërheqës një mashkull? Nuk është ora. Nuk është makina. Nuk është avioni privat. Në të vërtetë nuk janë këto, edhe pse janë gjëra të këndshme”, u shpreh Lopez.

Sipas saj, gjestet e thjeshta në përditshmëri janë ato që e bëjnë një partner vërtet tërheqës.



“Është ta shohësh duke rregulluar shtratin në mëngjes ose duke larë enët për ty, kur je e lodhur në mbrëmje. Kjo është seksi. Këtë quaj unë seksi”, deklaroi ajo, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje në publik.

Lopez iu drejtua më pas grave të pranishme, duke shtuar se ato shpesh përballen vetë me pjesën më të madhe të përgjegjësive të përditshme.

“Sepse, zonja, ju e dini se ne i bëjmë të gjitha. Ne merremi me gjithçka”, tha artistja.

Gjatë mbrëmjes, Jennifer interpretoi disa nga hitet më të njohura të karrierës së saj, përfshirë “Love Don’t Cost a Thing”, “Waiting for Tonight”, “Let’s Get Loud” dhe “Ain’t Your Mama”. Ajo u shfaq në skenë me një kostum vezullues, ndërsa nuk munguan as batutat me kërcimtarët e saj.

ME TE LEXUARAT