Del rezultati në 94 për qind të votave në Kosovë, Vetëvendosja kryeson me 43 për qind, PDK e dyta
KQZ e Kosoves ka numeruar 94 per qind te votave der ne ora 21.45 te mbremjes ku serish rezultati duket se flet per Vetevendosjen.

Kjo eshte tabela zyrtare sipas te ciles partia e Kurtit ka marre mbi 43 per qind te votave.
Albin Kurti drejt fitores në Kosovë, rezultati në mbi 60 për qind të votave të numëruara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku pas numërimit të 1.539 nga 2.498 vendvotime (61,61%), Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm.
Sipas të dhënave të publikuara në orën 20:34, Vetëvendosje ka marrë 42,79 për qind të votave, apo 168.675 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,97 për qind, përkatësisht 86.590 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mbetet e treta me 17,98 për qind ose 70.890 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 7,82 për qind të votave, që përkthehen në 30.822 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 4,67 për qind apo 18.419 vota.


