Drejtonte motorin elektrik në gjendje të dehur, 66-vjeçari në Divjakë humb kontrollin dhe bie në kanal (EMRI)
Lajmifundit
/
9 Maj 2026, 17:37
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pak pas mesdite në Divjakë.
Mediat raportojnë se aksidenti ka ndodhur në fshatin Gërmenj, ku 66-vjeçari Llambri Shkoza, i cili udhëtonte me një motomjet elektrik, ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.
Si pasojë e rënies, 66-vjeçari ka marrë dëmtime të mëdha në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Sipas informacioneve të marra, në momentin e aksidentit Shkoza ka qenë nën efektin e alkoolit.
Këtë e vërtetoi edhe testi i alkoolit që i bënë efektivët e policisë. 66-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës në gjendje stabël.


