Dhuna ndaj adoleshentes në Fier/ “Hajde sqarohemi”, fqinja tregon si ndodhi sherri: E ndaluan në rrugë, vajza ka...

“Hajde se do sqarohemi”, kështu ka nisur sherri mes adoleshenteve në Fier, ku një 17 vjeçare është dhunuar nga tre bashkëmoshatare.
Në një prononcim, për Top Channel, gjyqi i vajzës të dhunuar është shprehur se nuk ka pasur dijeni për ngjarjen dhe e ka mësuar nga TV
“Unë dje e kam marrë vesh. Nuk më thotë gjë njeri. Vajza e ka lënë shkollën, e çojnë në kurs për parukiere. Nuk di kur ka ndodhur ngjarja. Kush tregon?! Jam tronditur. E mora vesh nga TV. Nuk di nëse e kanë denoncuar. Vajza është në Fier me të ëmën.”, dëshmoi gjyshi.
Ndërsa fqinja e 17-vjeçares ka rrëfyer detaje mbi ngjarjes. Ajo tregon për korrespodentin Neritan Trifoni se pas dhunës vajza ka rënë në depresion dhe trembet shpejt sapo dëgjon zhurma.
“Ajo vajti në kurs për parukeri. Në kthim i kishin dalë vajzat para dhe i kishin thënë “hajde se kemi një sqarim”. “Hajde sqarohemi këtu”, u ka thënë vajza. E kanë marrë dhe e kanë çuar në një shtëpi.
Erdhi në shtëpi çupa, nuk tregoi. E ëma i tha ‘pse je bërë kështu?” Vajza kishte thënë që ishte sëmurë dhe bëri serum. Më pas tregoi, shkuan prindërit bënë denoncim në polici. Kanë shkuar 2-3 herë. Policia ka thënë që çështjen e ka Prokuroria. Pret kjo për 1 muaj, ka ndodhur që më datë 8, data 8 është nesër.
U trondita shumë nga ngjarja. Ta kisha unë fëmijë…. nuk e di.
Çupa ka marrë tmerr. Një javë ka qenë në spital në psikiatri. Nga dhuna ka kaluar në depresion”, u shpreh fqinja e vajës së dhunuar.


