Detaje nga operacioni në Durrës, 24-vjeçari solli farat e kanabisit nga Spanja (EMRI)

Euronews Albania ka siguruar detaje nga një operacion i policisë kufitare në Durrës, ku u sekuestruan fara kanabisi dhe pajisje të përdorura për kultivim në ambiente të mbyllura, për “shtëpi bari”.
Në pranga është vënë 24-vjeçari Arben Kamerri, i cili dyshohet se kishte ndjekur itinerarin Spanjë – Itali në rrugë tokësore dhe më pas kishte udhëtuar me traget drejt Shqipërisë.
Sipas burimeve, ishte kontrolli i imtësishëm në vijën e dytë, pas klasifikimit të rastit si me risk, që çoi në zbulimin e 3,250 farave të kanabisit, si dhe pajisjeve dhe llampave të fuqishme të destinuara për kultivim në ambiente të mbyllura.
Operacioni zhvillohet në një kohë kur në krye të Drejtorisë së Policisë Kufitare në Durrës është emëruar së fundmi Altin Lila.


