Berisha: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Aktualitet

Berisha: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, gjatë konferencës së tij periodike për mediat.

Në nisje të deklaratës, Berisha u shpreh se kishte lënë një mesazh të shkruar në dokumentin që mbante me vete, të cilin e bëri publik para gazetarëve.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë të pranishëm këtu, dhe të gjithë ju të tjerët që e ndiqni këtë konferencë shtypi periodike, kam kënaqësinë t’ju informoj se në dokumentin që lashë, sot kam shkruar: ‘Altin Gjoka Troplini Hajri, armikut primitiv të pluralizmit politik të Shqipërisë dhe avokatit të narkoshtetit shqiptar, drejtësia vonon, por nuk harron’”, deklaroi Berisha.

Me këtë deklaratë, kreu i demokratëve vijoi akuzat e tij ndaj drejtuesit të SPAK, duke e cilësuar atë “avokat të narkoshtetit shqiptar” dhe duke përsëritur qëndrimin kritik të Partisë Demokratike ndaj institucionit të drejtësisë.

ME TE LEXUARAT