Atentati në Elbasan, reagon policia: Autori qëlloi me armë tre persona, më pas hodhi pistoletën në tokë dhe…

Aktualitet

Atentati në Elbasan, reagon policia: Autori qëlloi me armë tre

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Elbasan, ku u plagosën 3 persona. Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur: Bjorgi Hoxha, 19 vjeç; Renaldo Mance, 31 vjeç dhe Armand Tomorrica, 32 vjeç. Tre të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit, e cila është sekuestruar nga policia, por ka arritur të arratiset në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë  plagosur,  jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

ME TE LEXUARAT