Ikën nga policia Neritan Nallbati

Neritan Nallbati, nuk do të jetë më pjesë e Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm, Skënder Hitaj, ka hapur garën pēr drejtuesit e rinj të departamenteve tê Policisë Kriminale, të Marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe atë Kufirit dhe Migracionit.
Drejtuesi aktual i departamentit të Policisë Kriminale që cilësohet si numri dy në polici, Neritan Nallbati nuk ka aplikuar duke konfirmuar largimin e tij.
Ai drejtoi departamentin e Policisë Kriminale që nga 1 gushti i vitit 2022. Kriminalja që përbën një nga departamentet më të rëndësishme në Polici pritet të drejtohet nga një emër i ri, ku kandidatët më potencialë janë Lorenc Panganika dhe Alban Dautaj, të dy oficerë më karrierë të gjatë në polici.
Më herët Neritan Nallbati ka ushtruar këto funksione në Policinë e Shtetit;
-Drejtor i Policisë në Durrës
-Drejtor i Departamentit për Sigurinë
-Drejtor i Policisë Berat
-Drejtor i Standardeve Profesionale
-Këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
-Drejtor i Policisë Fier
-Drejtor Policisë Elbasan
-Drejtor i Policisë Vlorë
-Specialist në Policinë e Elbasanit
-Shef zyre në Policinë e Elbasanit
-Specialist, në Drejtorisë e Policisë Kriminale në Ministrinë e Rendit Publik
-Zëvendësdrejtor në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë
-Shef Komisariati, në Drejtorinë e -Policisë Qarkut Tiranë
-Shef i Policisë Kriminale Tiranë
-Specialist i Policisë Kriminale Tiranë