“Rama i transportoi paratë me avionin privat jashtë shtetit”, Berisha: Ka të dhëna tronditëse se ...

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh sot sot se Eurodeputeti Tomas Zdeçovski ka denoncuar Edi Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para jashtë shtetit.
Sipas Sali Berishës, “Tomas Zdeçovski, denoncoi dje në një nga mediat e Tiranës, Edi Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para jashtë shtetit.
Zoti Zdeçovski thekson se ne po ndjekim paratë. Po ndjekim pra këtë veprimtari kriminale të Edi Ramës me paratë e grabitura shqiptarëve ose paratë e trafikantëve shqiptarë”, tha Berisha.
Kreu i demokratëve e quan këtë si një nga “aktakuza më e rëndë që i bëhet personalisht Edi Ramës dhe familjarëve të tij nga një personalitet i shquar në Parlamentin Evropian, i cili shprehet se po ndjekim paratë”.
Më tej Berisha shton se PD do të kërkojë rikthimin e kërkesës për komision hetimor.
“140 fluturime të Edi Ramës në dy vite me avion në dispozicion, kanë ngjallur dyshime të ligjshme në mbarë Evropën.
Dëshiroj dhe uroj që mediat të mos e censurojnë këtë deklaratë bombë të një autoriteti të vërtetë në Parlamentin Evropian, ndaj dhe i lutem zyrës së shtypit t’ia dërgojë pa përjashtim të gjitha medieve me shpresë se do heqin dorë nga censura e një lajmi për të cilin është i interesuar çdo shqiptar i ndershëm pavarësisht nga përkatësia partiake.
PD nuk është mjaftuar me kaq.
Ka të dhëna që provojnë transportin e parave.
Ka të dhëna që faktojnë se valixhet diplomatike të qeverisë shqiptare, me Ismail dhe pa Ismail, janë numerikisht më të shumta se të gjitha valixhet diplomatike të Evropës.
Ju keni parë dhe keni konstatuar ambasadat tona të implikuara në transporte droge.
Por, deklarata bombë e europarlamentarit cek është një kontribut madhor pasi PD do rikthejë përsëri kërkesën për krijimin hetimor parlamentar për të hetuar transportin e parave dhe të drogës me avionin privat taksi të Edi Ramës në mbarë Evropën dhe më gjerë”, tha ai.