“Arrestimi i protestuesve, i paligjshëm”/ Aktivistja: Rama i provokoi paturpërsisht duke qëndruar në kryeministri!

Aktualitet

“Arrestimi i protestuesve, i paligjshëm”/ Aktivistja: Rama i

Aktivistja Sidorela Vatnikaj e cilësoi si të paligjshëm arrestimin e 14 protestuesve një ditë më parë gjatë protestësa së zhvilluar përpara Kryeministrisë, ku u bllokua për pak kohë hyrja kryesore e godinës.

Në një prononcim për mediat, ajo theksoi se qytetarët nuk shkaktuan snjë provokim, ndërsa shtoi se janë të shqetësuar nga dhuna policore. Ajo shtoi se kryeministri i provokoi protestuesit duke qëndruar në zyrë gjatë protestës.

“Pas një proteste për 94 ditë, dje pa asnjë provokim kemi parë arrestimin e tyre të paligjshëm dhe të dhunshëm. Policia është lajmëruar çdo ditë për protestën. Jemi të shqetësuar nga dhuna dhe represioni policor. Dhuna nuk na ndalon dhe do ta vazhdojmë protestën tonë.

Kemi denoncuar me kohë se policia po vepron me urdhra politikë. Fakti që Rama paturpësisht ka provokuar protestuesit duke qëndruar në kryeministri dhe duke qenë se ka qenë i mbërthyer në të gjitha anët, ka krijuar atë lloj tensioni nga ana e policisë.

Protestuesit kanë qenë paqësorë. Kanë qenë aty vetë për t’i dhënë Ramës se nuk na përfaqëson dhe se duhet të japë dorëheqjen.”, tha ajo

ME TE LEXUARAT