Shehi: Nesër Rama heq 5 ministra nga qeveria

Aktualitet

Shehi: Nesër Rama heq 5 ministra nga qeveria

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi teksa ka komentuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, tha se kryeministri Edi Rama nuk e ka problem të heqë edhe 5 të tjerë nesër.

“Nesër ky do të heqë 5 të tjerë, e ka zhvlerësuar qeverinë. Ministrat vijnë nga hiçi. Nuk ka hapësirë një ministër për të marrë vendime vete të gjitha firmos e vulos”.

Për Shehin njerëzit e qeverisë duhet të jenë politikë për t’u përballuar me kolegët në bzë të meritokracisë

“Kur bëhesh ministër duhet të kesh dy cilësi; ose njeri politik i fortë, deputet dhe ky është kulmimi i një lloj karriere dhe jam për këtë lloj kategorie ose je një super teknik që i vë poshtë me dijen e kapacitetin që ke për të drejtuar që mund të ketë qenë dhe rasti i zonjës.

Këto janë parametrat e meritokracisë dhe këto nuk vlejnë në Shqipëri. Ai heq atë dhe vë më të pazotin s e di fort mirë që nuk ka për t‘i krijuar asnjë problem.

Sipas tij, shëndetësia do me dekada të investohet për t’u dukur rezultati”,-tha në ”A2cnn”.

ME TE LEXUARAT