Evis Sala u dorëhoq si ministre e Shëndetësisë, Rama: Dha kontribut me përkushtim e profesionalizëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së Evis Salës si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Në një reagim në rrjete sociale, Rama shkruan se Sala dha kontributin e saj me përkushtim e profesionalizëm për sistemin shëndetësor.
Sipas Ramës, ish ministrja do të vijojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar.
“Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin dhe profesionalizëm dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar. Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, ka shkruar Rama.


