Para 2 vitesh hodhi babanë nga shkallët pasi i vrau të ëmën, arrestohet 43-vjeçari në Konispol

Dy vite pas ngjarjes tragjike në fshatin Shalës, është arrestuar 43-vjeçari Klementin Islamaj, i cili akuzohet se hodhi nga shkallët babanë e tij duke i shkaktuar vdekjen.
Sipas autoriteteve, Klementin Islamaj është dënuar nga Gjykata e Sarandë me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të vitit 2024, kur 43-vjeçari reagoi pasi babai i tij, Hysen Islamaj, dyshohet se kishte vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islamaj.
Krimi i rëndë ndodhi në sy të fëmijëve të Klementin Islamajt, të cilët jetonin në të njëjtën banesë me gjyshërit.
Policia bëri të ditur se arrestimi u krye nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Sarandë, pas vendimit të formës së prerë të gjykatës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë vunë në pranga shtetasin K. I., 43 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”, njoftoi sot policia.


