Aksident në Librazhd, një i plagosur

Aktualitet

Aksident në Librazhd, një i plagosur

Një aksident është regjistruar në dalje të qytetit të Librazhdit rreth orës 19.00 të kësaj të shtune. Burime nga vendngjarja bënë me dije se nga aksidenti një i ri ka mbetur i plagosur.

Paraprakisht nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që solli aksidentin me plagosjen e një të riu.

I riu i plagosur është transportuar për trajtim mjekësor në spitalin e Librazhdit.

ME TE LEXUARAT