Aksident TRAGJIK në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari
Lajmifundit
/
24 Prill 2026, 21:47
Aktualitet

një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Elbasan–Cërrik”, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi A. B., rreth 28 vjeç, është përplasur me një tjetër mjet që drejtohej nga shtetasi L. R., 53 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i ri i automjetit, A. B., ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi tjetër është dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


