Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari përjetë që sot iu gjet drogë në burgun e Peqinit

Aktualitet

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë me dije se i dënuari me burgim të përjetshëm, Miklovan Parubi, është transferuar nga IEVP Peqin në IEVP Burrel për arsye sigurie.

Sipas burimeve, vendimi për transferimin e tij ka ardhur pas informacioneve operative se në burgun e Peqinit po përgatitej një ngjarje e mundshme problematike.

Gjatë kontrollit të imtësishëm në momentin e pranimit në burgun e Burrelit, në sendet personale të Parubit është gjetur e fshehur në një çorape një qese e vogël e dyshuar si lëndë narkotike.

Menjëherë janë njoftuar autoritetet përkatëse dhe policia, ndërsa materiali është sekuestruar për ekspertizë. Ngjarja po ndiqet sipas procedurave ligjore në fuqi.

Miklovan Parubi është dënuar me burgim të përjetshëm për një ngjarje të rëndë të ndodhur në tetor 2016 në Dajç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën disa të tjerë pas një sulmi me armë zjarri në një lokal.

ME TE LEXUARAT