“Territorialja”, përplasje te ligjet, demokratët braktisin mbledhjen, PS vijon e vetme punën

Politikë

k.ligjeve.png

Propozimi i Partisë Socialiste për hartën e re territoriale shkaktoi përplasje mes opozitës dhe mazhorancës gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve. Demokratët kërkuan njëzëri që drafti të mos kalonte, pasi ndarja e re, sipas tyre, nuk mund të votohet pa dëgjesa, konsultime, ndërsa nevojitet dhe konsensus politik.

“Ky komision duhet të mos e kishte pranuar, të thoshte që duhet të vijë i plotë, të plotësohet, me raportet e këshillave bashkiakë, të dëgjesave publike dhe të sillet këtu. Projektligji për reformën territoriale të kthehet pas dhe të futet në procedurën kushtetuese se s’mund të ecim në shkelje të Kushtetutës. Të mbarojnë dëgjesat, të merret mendimi dhe më pas të vihet këtu.”

“Projektligji ka ardhur në kundërshtim me ligjin për 3/5, duhet të ishte bashkë me mendimin e komunitetit, kur të vinte këtu duhet të ishte bashkë me ato qëndrime. Komisioni nuk kishte mbyllur as konsultimet. Ato konsultime janë të pamjaftueshme.” , tha Bylykbashi, deputet PD.

Megjithatë, mazhoranca u tregua e prerë se projektligji është depozituar në përputhje me rregulloren e Kuvendit, e për këtë arsye rrëzoi kërkesën e opozitës.

“Jo. Zoti Bylykbashi, në lidhje me propozimin tuaj. I njoh mirë kompetencat e këtij komisioni dhe s’mund të marrë kompetencat e kryetarit të Kuvendit dhe as të kryetarit të Konferencës së Kryetarëve. Nisma ka qenë në dinamikë me rregulloren e Kuvendit. Ky komision ka një detyrë që të miratojë ose jo nismën në përfundim të kësaj nisme.”, Ulsi Manja, Kryetar i Komisionit te ligjeve.

Më pas, PS vijoi e vetme me diskutimet, teksa bashkëkryetari i Komisionit të Reformës, Arbjan Mazniku, prezantoi hartën e re territoriale.

ME TE LEXUARAT