Ndryshime në drejtimin e Policisë në disa qarqe / Lëvizje në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë

Aktualitet

LzaQE7IH-policia.jpg

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturat drejtuese të policisë vendore dhe komisariateve.

Bëhet me dije sedrejtuesi Dritan Lena, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e komisariateve. Kryekomisari Saimir Shkambaj, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Ndërkohë, Komisari Feliks Hoda, i cili drejtonte Komisariatin e Policisë Sarandë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

Në Tropojë, detyrën e Shefit të Komisariatit do ta marrë Komisar Andi Kano, aktualisht Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, i cili është komanduar në këtë funksion. 

Në këtë mënyrë, drejtimi i Komisariatit të Sarandës i kalon Saimir Shkambajt, ndërsa Feliks Hoda kalon në drejtimin e Komisariatit të Policisë Dibër

ME TE LEXUARAT