Ikën interneti në mes të ditës, “Vodafone” lë klientët pa shërbim në Tiranë
Për herë të dytë Brenda pak javësh, kompania Vodafone po i lë klientët pa shërbim në mënyrë të papritur dhe pa asnjë paralajmërim.
Ditën e sotme, abonentë të kompanisë në Tiranë, thanë se janë lënë pa shërbim interneti në linjat fiks, që prej orës 10.30.
Qytetarët thanë se kanë komunikuar me suportin Teknik i cili u ka thënë se ka një problem të përgjithshëm për të ciln po punohet në terren për ta riparuar.
Vetë kompania nuk ka dhënë asnjë njoftim në lidhje me shtrirjen e problemit, numrin e klientëve të afektuar dhe kohën sa kërkon riparimi i problemit.
Vetëm dy javë më parë, qytetarë të Tiranës, Vlorës dhe disa zonave të tjera në vend, denoncuan faktin se rrjeti fiks i Vodafone, ish-Abcom, i kishte lënë pa shërbim interneti në mënyrë të papritur pa asnjë lajmërim apo njoftim mbi shkakun e ndërprerjes.