SPAK kërkoi 98 vite burg, GJKKO jep vendimin për Durim Bamin dhe 6 të tjerët

Aktualitet

SPAK kërkoi 98 vite burg, GJKKO jep vendimin për Durim Bamin dhe 6
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për të pandehurit e dosjes “Revanshi”, konkretisht Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Heneringert Mitri dhe Oltion Zefi.

Kujtojmë se prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kishte kërkuar për këtë grup kriminal, mbi 98 vite burg.

Në kuadër të dosjes Revanshi, u zbardhën 12 ngjarje kriminale që ndodhën, u përgatitën apo që dështuan gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

Denimet e kerkuara nga SPAK

Aldo Avdyli – 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Edison Jozvik – 15 vite burg, ose 10 vite me gjykim të shkurtuar.

Oltion Zefi – 20 vite burg, ose 13 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.

Heneringert Mitri – 9 vite burg, ose 6 vite me gjykim të shkurtuar.

Altin Morina – 13 vite e 6 muaj burg, ose 9 vite me gjykim të shkurtuar.

Jozi Kraja – 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Durim Bami – 21 vite burg, ose 14 vite me gjykim të shkurtuar.

ME TE LEXUARAT